Tiranë, 10 shkurt, NOA - Disa pedagogë dhe sekserë që kishin lidhje me ta, janë shoqëruar sot nga forcat e policisë së Tiranës pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për mitmarrje dhe korrupsion ndaj studentëve.
Lajmi konfirmohet paraprakisht nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, në pritje të bërjes publik të tij gjatë një konference për shtyp nga Policia e Tiranës.
Mësohet konkretisht se janë 7 pedagogë dhe sekserë, të Fakultetit Bujqësor të Tiranës, të cilët gjendeshin nën hetim prej disa muajsh nga organet e policisë.
Ndaj tyre sot u krye një operacion, përmes të cilit, atyre iu është komunikuar vendimi i marrë prej gjykatës për masën e sigurisë "Arrest shtëpie" për ushtrimin e veprave të mitmarrjes dhe korrupsionit.
Ndërkaq, nga policia priten nga momenti në moment, të publikohen detaje të mëtejshme rreth këtij operacioni të bujshëm, i cili pason atë të disa rasteve të tjera kundër personave që ushtrojnë mitmarrjen dhe korrupsionin duke qenë në poste publike ... (vijon)
n.e/NOA