English

Arrestohen katër shqiptarë, korrierë droge

Trento, 11 Shkurt NOA - Policia e Trentos në Itali, ka arrestuar mbrëmjen e djeshme katër shtetas shqiptarë të cilët kishin si profesion "korrierë droge". Për sa i përket këtyre emigrantëve të katërt ishin me dokumente qëndrimi të rregullt në shtetin Italian dhe bëhet fjalë për: Armando Lazri, 19 vjeç, Klemend Zefi, 18 vjeç, Klajdi Bako, 20 vjeç, Sidrit Nikolli, 20 vjeç.

Katër të rinjtë shqiptarë u ndaluan në autoveturën e tyre në të cilën policia arriti të sekuestronte 400 gramë lëndë narkotike të tipit kokainë dhe një sasi parash prej 15 mijë eurosh të cilat ishin fryt i shitjeve të kokainës.

Menjëherë për ta u mor masa e arrestit, ku të katër do të përballen përpara forcave gjykuese me akuzën e shpërndarjeve të lëndëve narkotike.

r.b/NOA

KOMENTE