Bruksel, 11 shkurt, NOA - Bashkimi Evropian mirëpret nismën e ndërmarrë nga presidenti Topi për të zhvilluar një takim me kryeministrin Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste Rama, në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike në vend.
Ky është qëndrimi që ka mbajtur Presidenca e BE-së lidhur me tryezën e pritshme të krerëve të politikës shqiptare për të zgjidhur ngërçin e krijuar prej muajsh.
"Bashkimi Evropian rikonfirmon perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe inkurajon këto veprime për të siguruar se ajo mund të marrë hapa të mëtejshëm në këtë proces.