English

Eurodeputeti italian Mario Mauro: Kutitë, përgjegjësi ka gjyqësori dhe jo qeveria

Strasburg, 11 shkurt, NOA - Nuk i takon qeverisë shqiptare që të vendosë mbi hapjen apo jo të kutive të votimit, por vetëm sistemit gjyqësor, prandaj dhe kërkesat e kryesocialistit Rama mbi rezultatin zgjedhor i duhen drejtuar pikërisht atij.

Një deklaratë të tillë e ka bërë eurodeputeti italian, Mario Mauro, kryetar i deputetëve të PDL në Parlamentin Evropian, mbi polemikën e kohëve të fundit në vendin tonë lidhur me diskutimin e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas tij, Parlamenti Evropian ka dhënë një përgjigje shumë të qartë mbi gjendjen paszgjedhore në Shqipëri në rezolutën përkatëse mbi strategjinë elektorale, lëshuar më 26 nëntor të vitit të kaluar.

"Në emër të gjithë delegacionit të PDL, u drejtohem Ramës dhe kolegëve të tij se do të bënin mirë që të bëni atë që Parlamenti Evropian u ka kërkuar vitin e kaluar, pra të kthehen në Kuvend dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Shqipërisë", ka thënë ndër të tjera në fjalën e tij, Mauro.

Tashmë që sipas eurodeputetit të njohur italian, Shqipëria ka aplikuar për anëtarësimin e afërt në Bashkimin Evropian, autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre në rrugën e reformave në favor të zhvillimit ekonomik dhe përparimit të vendit, në mënyrë që vendi të mund të sigurojë përparimin drejt procesit të të qenit me të drejta të plota një ditë në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE