Berlin, 11 shkurt, NOA - Në kryeqytetin e Gjermanisë fillon sot edicioni i radhës së Festivalit të Filmit. Mësohet se brenda tij marrin pjesë si filma të Hollivudit me buxhet të madh, ashtu edhe filma të regjisorëve të pavarur. Ndërsa filmi që do të hapë siparin e këtij evenimenti të rëndësishëm artistik mësohet të jetë realizimi i regjisorit kinez, Vang Kuanan.
Festivali do të zgjasë 10 ditë kurse juria drejtohet nga regjisori gjerman, Verner Hercog, ndërsa dy çmimet kryesore të festivalit janë Ariu i Artë dhe Ariu i Argjendtë.
Ndërkaq, ditën e nesërme është parashikuar që të jepet premiera e filmit "Ghost uriter" e regjisorit Roman Polanski, i cili aktualisht gjendet në arrest shtëpiak në Zvicër për shkak të akuzave nga drejtësia amerikane për dhunim. n.e/NOA