English

I bllokohet kontenieri, shoferi gjen vdekjen

Pogradec, 11 shkurt, NOA - Një shofer ndërsa po ngarkonte granil në automjetin e tij, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi i është bllokuar kontenieri.

Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur në qytetin e Pogradecit dhe siç bëhet me dijeni nga burimet policore, viktima mësohet të jetë Arjan Hymetllari, 42-vjeç, nga fshati Buçimas.

Bëhet me dijeni ndër të tjera, se ai punonte si shofer në firmën ndërtuese "Al-An" në qytetin e Pogradecit.

Grupi hetimor i cili ka ravijëzuar tashmë skemën si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ka treguar sesi Hymetllari është ngjitur në kontenier për ta zhbllokuar dhe ka rënë brenda duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më tej, grupi hetimor ka rezultuar se kemi patur të bëjmë me një vdekje aksidentale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE