Torino, 11 Shkurt NOA - Edhe pse momentalisht është në një krizë të vërtetë, ekipi i Juventus është në mendime për të ardhmen e skuadrës dhe janë të shumtë emrat e lojtarëve të cilën mund të vijnë tek ky ekip.
Objektivi kryesor i bardhë e zinjve është lojtari gjerman i Bajernit të Mynihut, Bastian Schweinsteiger, ku krahas tij për sezonin e ardhshëm pritet që skuadra juventine të këtë nën drejtim dhe një trajner të ri. Në Gjermani në këto ditë do të jetë i pranishëm John Elkan, i cili me sa duket do të ketë një takim me drejtuesit e klubit bavarez me të cilët do të flasë për çështjet e merkatos. Për këtë gjë ai është shprehur se Bastian Schweinsteiger është një lojtar mjaft i mirë dhe do të bënte punë tek ekipi i tyre ndërsa për sa i përket francezit Ribery ai mbetet vetëm një ëndërr.
Një problem në qoftë se mund të quhet kështu, për Schweinsteiger mbetet shuma e tij e madhe për ta blerë kjo pasi rendimenti i tij po vjen gjithnjë në përmirësim, prandaj për marrjen e lojtarit Juventus duhet të përgatisë një ofertë e cila të jetë rrotull 20 milion eurove.
r.b/NOA