Vankuver, 11 Shkurt NOA - Në Vankuver, 30 atletë dolën sot pozitivë për përdorim drogash ndaj ata nuk do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore në Vankuver.
Këtë e konfirmoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i cili tha se pas kontrollit të kryer, këta 30 atletë kanë dalë pozitivë në analizat për përdorim drogash. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se do të kontrollojnë mbi 800 atletë kurse mbi dy mijë analiza do të bëhen gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të hapen të premten në Vankuver të Kanadasë.