English

Lojërat Olimpike Dimërore, 30 atletë dalin me doping

Vankuver, 11 shkurt, NOA - Mëse 30 atletë nga gjithë bota kanë rezultuar të jenë pozitivë për përdorim drogash gjatë analizave teste që u ndërmorën ndaj tyre në orag të Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat ndërkombëtare sportive, sipas të cilave, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se 30 atletë nuk do të garojnë në këtë edicion Lojërash Olimpike Dimërore pasi kanë dalë pozitiv në analizat për përdorim drogash.

Autoritetet bëjnë të ditur se po kontrollohen mbi 800 atletë, ndërsa 2000 analiza të tjera do të bëhen gjatë zhvillimit të Lojërave.

Edicioni i Lojërave Olimpike Dimërore hapen nesër në Vankuver të Kanadasë.

Edhe Shqipëria është pjesëmarrës në të me një përfaqësues, i cili është një skiator.

n.e/NOA

KOMENTE