Tiranë,11 shkurt, NOA- Fati i negociatave të së shtunës, mes Kryeministrit Berisha dhe kryetari të PS-së Rama, do të varet nga tërheqja e njërës palë nga kërkesat. Deputeti i PS-së, Arben Malaj u shpreh dje se dialogu mund të quhet i dyshuar nëse palët shkojnë me kushte në tryezën e Presidentit Topi. Sipas tij kërkesa apo kushtet e paneguciueshme dhe gjuha radikale e përdorur pak ditë para mbajtjes së takimit nuk i shërbejnë dialogut.
"Këto qëndrime të nuk i shërbejnë dhënies fund të kësaj krize tejet të dëmshme për vendin dhe aspiratat Europiane të qytetarëve të tij", u shpreh Malaj.
Nga ana tjetër, Malaj ka vlerësuar dhe rolin e Presidentit Topi në gjetjen e një zgjidhje për situatën politike në vend.
"Tryeza mes palëve e organizuar prej tij këtë fundjavë, nuk mund të jetë kurrsesi e padobishme, përkundrazi në vlerësimin tim ajo do të shërbejë si një katalizator i rëndësishëm i zhvillimeve politike pozitive në vend, sidomos në funksion të rivendosjes së dialogut politik dhe të hyrjes së PS në Kuvend", u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj.
xh/NOA