Oregon, 11 shkurt, NOA - Thomas Beatie, i njohur në mbarë botën si "burri shtatzanë" nga Oregoni, i cili është bërë mama për të dytën herë para pak kohësh, raportohet se është duke pritur edhe fëmijën e tij të tretë. Beatie, transseksuali i njohur, ka nxjerrë në jetë para pak muajsh një bebe mashkull, i cili gëzon shëndet të plotë me lindje natyrale, një lajm ky që ka çuditur botën. Ndërsa sipas mediave, Beatie tani është përsëri shtatëzënë me fëmijën e tretë të tij.
Shtatzania e parë e tij vitin e kaluar ngjalli shumë reagime në opinionin në mbarë botën.I lindur 35 vite më parë, Thomas ka kryer një seri ndërhyrjesh për ndërrimin e seksit duke mbajtur organet seksuale femërore dhe u cilësua juridikisht si femër nga një gjykatë në Havai.
Kishte vendosur të bënte patjetër fëmijë, pasi gruaja e tij nuk mund t'i bënte dot.
n.e/NOA