Itali, 11 Shkurt NOA - Është ndalur në barazim neshja Inter - Parma e cila ishte shtyrë për shkak të kushteve jo të përshtatshme klimaterike. Kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin 1 me 1, ku në avantazh, të parët kaluan vendasit falë golit të realizuar nga Valeri Bojinov në minutën e 10 të pjesës së dytë nga një goditje këndi.
Më pas Interi arriti të merrte një barazim mjaft të rëndësishëm në këtë ndeshje ku për zikaltërit shënoi Mario Baloteli. Për tu përmendur në këtë ndeshje ishte dhe nxjerrja me karotin e kuq për lojtarin Parmës Valiani, gjë që nuk shërbeu shumë për zikaltërit pasi ai doli vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Me këtë barazim Interi shkëputet nga vendi i dytë në të cilin ndodhet Roma, me plot nëntë pikë dhe tashmë Mourinjo tekniku i Interit po mendon mënyrën se si ti menaxhojë këto pikë në favor të tij.
r.b/NOA