English

Në Francë në vitin 2009, janë shitur mbi 2 miliardë sanduiçe

Paris, 11 shkurt, NOA - Francezët duken gjithmonë e më të prirur ndaj sanduiçëve, e këtë e tregojnë shifrat e fundit të botuar nga një studim, sipas të cilit, në Francë gjatë vitit 2009 janë shitur përafërsisht dy miliardë të tillë. Kjo shifër sipas njerëzve që janë marrë me këtë kërkim, kap nivelin 90 % të një viti më parë e kjo sipas tyre, edhe për faktin se kriza ekonomike botërore e ka rrëzuar çmimin e tyre reth 3 euro.

Në total, industria e "sandviçit" ka kapur në Francë shifrën prej një fitimi me 6.33 miliardë euro gjatë vitit të kaluar.

Sipas mediave lokale, Franca është njëra nga vendet e rralla në botë e cila nuk pëlqen hamburgerët., por vetëm sanduiçët.

n.e/NOA

KOMENTE