English

Nga xhelozia përvëlon të dashurën

Mitrovicë, 11 shkurt NOA - Një rom i moshës 20 vjeçare është në kërkim të policisë në veri të Mitrovicës për shkak të dyshimit të lëndimit të dashurës së tij, 30 vjeçe me ujë të valë. Ky incident dyshohet të jetë shkaktuar pas një grindje që kishe çifti për motive xhelozie.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti bëri të ditur se në mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22 e 30, në stacionin policor veri në Mitrovicë, është paraqitur ankuesja rome, 30 vjeçare, e cila ka njoftuar policinë për lëndimet e shkaktuara trupore ndaj saj nga i dashuri, si rezultat i hedhjes së ujit të valë mbi trupin e saj.

"Policia ka dërguar viktimën e këtij rasti, në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës në repartin e kirurgjisë, me lëndime, djegie të lëkurës në pjesën e parme të gjoksit si rezultat i hedhjes së ujit të valë në atë pjesë të trupit", tha zëdhënësi Hoti i cituar nga Express. Bëhet e ditur se viktima është ndaluar në qendrën spitalore për tretman të mëtejmë mjekësor ndërsa në bazë të raportit mjekësor mësohet se lëndimet, djegiet e lëkurës së turpit janë të natyrës së lehtë. Po ashtu zyrtarët policorë pohojnë se viktima e cila ishte divorcuar kohë më parë nga bashkëshorti i saj, ishte futur në një lidhje me të dyshuarin e këtij rasti, ndërsa për motive xhelozie pas një fjalosje në mes tyre, i dyshuari kishte hedhur ujin e valë mbi gjoksin e viktimës. Policia ka kërkuar të dyshuarin e identifikuar të cilin nuk ka arritur deri në këto momente ta lokalizojë. Prokurori publik është informuar lidhur me rastin dhe kualifikimin e veprës penale si "shkaktim të lëndimeve të lehta trupore" ndërkaq hetuesitë policor të stacionit veri në Mitrovicë, janë kërkim të dyshuarit.

KOMENTE