English

Opozita e Iranit, protesta në përvjetorin e Revolucionit Islamik

Teheran, 11 shkurt, NOA - Opozita iraniane ka paralajmëruar zhvillimin e protestave me rastin e 31-vjetorit të Revolucionit Islamik. Parashikohet që ato të ndërmerren në kuadrin e një aktiviteti përkujtimor të kësaj ngjarje të madhe në historinë e kombit iranian.

Lajmi është komunikuar nga burime pranë opozitës, sipas të cilëve më shumë se tre milionë vetë, pjesa më e madhe simpatizantë të "Lëvizjes së Gjelbërt" të udhëheqësit opozitar Mir Hussein Mussavi, do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për organizimin e një demonstrate.

Nga ana e saj, policia ka njoftuar se do të ndërhyjë ashpër ndaj kësaj proteste.

n.e/NOA

KOMENTE