English

Paditet hekurudha hungareze, kërkohen 1 miliard USD

Çikago, 11 Shkurt NOA - Të mbijetuarit e Holokaustit lanë vendosur që të padisin për dëmshpërblim hekurudhën hungareze. Janë 95 vetë të cilët kishin arritur të shpëtonin të gjallë nga Holokausti dhe ata, së bashku me pasardhësit e tyre sot ngritën padi kundër kompanisë shtetërore të hekurudhave të Hungarisë.

Padia u ngrit sot në gjykatën e qarkut në Çikago, SHBA, dhe e akuzon kompaninë hekurudhore për atë se ka ditur që njerëzit dërgohen në kampin e vdekjes dhe që i ka vjedhur gjatë udhëtimit.

Grupi kërkon kompensim prej mbi një miliard dollarë amerikanë për transportin e më shumë se 400 mijë hebrenjve në kampin e Aushvicit në periudhën mars-tetor 1944. Rreth një milion njerëz u zhdukën në Aushvic në vitet 1949-1945, shumica e tyre hebrenj.

KOMENTE