English

Prefekti Kruja: Bashkia, të kthejë sytë nga vlerat e Tiranës

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Në institucionin e Prefektit të Tiranës, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së saj kryeqytet, prefekti Keltis Kruja priti në një vizitë anëtarë të Kryesisë së Shoqatës "Tirana". "Më lejoni që në emër të institucionit që përfaqësoj, por edhe në emrin tuaj, të shpreh një falënderim të veçantë për shoqatën Tirana dhe punën e palodhur në drejtim të promovimit të vlerave historike, kulturore e patriotike që ka mbartur në vite Tirana jonë", tha në fjalën përshëndetëse prefekti Kruja.

Ndërsa shtoi me kritikë se nuk mund të rrijë pa shprehur shqetësimin për indiferencën totale dhe neglizhencën e pakuptimtë që bashkia e Tiranës tregon pikërisht ndaj promovimit të këtyre vlerave.

"Ndaj dhe sot nga ky panel, u drejtohem drejtuesve të Bashkisë t'i kthejnë sytë nga qyteti i Tiranës dhe të hapin kutitë e historisë së këtij qyteti, sepse aty në fakt do të gjejnë të vërteta që ia vlejnë", përfundoi Kruja.

n.e/NOA

KOMENTE