English

Rihapen pikat kufitare pasi mbyllet greva publike në Greqi

Kakavijë, 11 shkurt, NOA - Pikat e kalimit kufitar me Greqinë në jug të vendit si ajo e Kakavijës, Tre Urat në Çarshovë si dhe pika e Sopikut, janë rihapur mëngjesin e sotëm si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet, pas përfundimit të grevës së sektorit publik në Greqi. E konceptuar vetëm për 24 orë nga punonjësit shtetërorë në Greqi, ajo pengoi përgjatë tyre kalimin normal të automjeteve në të gjitha pikat kufitare në jug të vendit tonë.

Ndërkaq, para disa ditësh, ka qenë greva e doganierëve grekë, e cila "ngriu" sërish pikat e kalimit kufitar të Kakavijë, Tre Urat në Çarshovë si dhe atë të Sopikut për dy ditë rresht.

Nuk është lejuar kalimi përmes tyre as i kamionëve, as i autoveturave apo autobusëve, por janë lejuar të kalojnë vetëm këmbësorët.

n.e/NOA

KOMENTE