Strazburg, 11 shkurt, NOA- Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Martin Schultz, ka inkurajuar tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës Bamir Topit për gjetjen e zgjidhjes së situatës politike në vend.
Deklarata e Schultz u bë gjatë takimeve që delegacioni i Partisë Socialiste i kryesor nga Edi Rama. Në këtë takim ata diskutuan situatën politike në Shqipëri dhe efektet e mundshme negative të vështirësive aktuale mbi procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.
Schultz u shpreh se për daljen nga situata politike aktuale në Shqipëri duhet të gjehet urgjentisht një zgjidhje në bazë të dialogut konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Njoftimi zyrtar i Partisë Socialiste thotë se Rama dhe Schultz ranë dakord që opozita të kthehet në Parlament në të njëjtin moment, pasi të jetë marrë një vendim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Gjithashtu në takim palët janë shprehur se në ekspertë ndërkombëtarë duhet të asistojnë komisionin hetimor në përmbushjen e punës së tij dhe duhet gjithashtu të asistojnë në përcaktimin e përmirësimeve të nevojshme të kuadrit zgjedhor.