English

Takimi mes Obamës dhe Dalai Lamës, gati pas një jave

Uashington, 11 shkurt, NOA - Takimi i shumëpritur dhe që ka ngjallur një debat mjaft të madh në opinionin ndërkombëtar, mes presidentit amerikan Barak Obama dhe liderit shpirtëror të tibetianëve, Dalai Lama do të zhvillohet javën e ardhshme, konkretisht më datën 18 shkurt.

Lajmi konfirmohet nga mediat e huaja, të cilat shtojnë madje se ky takim do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, akt i cili mund t'i acarojë më tej marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Vetëm para pak ditësh, udhëheqësi i lartë i Partisë Komuniste të Kinës, Zhu Veiçun, tha se një takim i tillë do të jetë i paarsyeshëm dhe i padobishëm.

Sipas Veiçunit, ky takim ka për t'i dëmtuar seriozisht themelet politike të marrëdhënieve kinezo-amerikane dhe kjo pasi Pekini e akuzon Dalai Lamën se kërkon pavarësinë e Tibetit, rajon i pretenduar prej tij.

n.e/NOA

KOMENTE