Tiranë, 11 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme një takim me ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në vendin tonë, Robert Bosch.
Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se në qendër të takimit në fjalë ka qenë tryeza politike PS-PD, e cila do të mbahet ditën e shtunë në zyrën e Presidentit.
Ky i fundit duket i vendosur për ta zgjidhur krizën politike, e cila që prej zgjedhjeve të 28 qershorit karakterizon politikën shqiptare.
Për këtë arsye, ai po merr në konsideratë edhe të gjitha sugjerimet që po i japin ndërkombëtarët në lidhje me alternativat e daljes nga kriza politike.
Nga ana e tij, Topi vlerësoi si shumë të frytshëm e të vlefshëm rolin dhe asistencën e prezencës së OSBE-së në Shqipëri për konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ndërsa ambasadori Bosch shprehu edhe njëherë vlerësimin për rolin e presidentit Topi duke e siguruar njëkohësisht atë për të gjithë gatishmërinë e OSBE-së për të ofruar përvojën dhe asistencën e saj në rifunksionimin e suksesshëm të demokracisë parlamentare shqiptare.
n.e/NOA