English

Vodhi makinerinë e një firme, bie në pranga i dyshuari

Korçë, 11 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një makinerie ndërtimi, pronë e firmës "Alb Star", e cila kryen punime publike në këtë qytet, ndodhur dy muaj më parë. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se i ndaluari quhet Ramadan Kovaçi, 21-vjeç dhe rezulton të ketë qenë edhe një herë më parë i dënuar për veprën penale të Vjedhjes.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se veprën penale të lartpërmendur, ai e ka kryer në bashkëpunim edhe me një person tjetër, i cili është ende i paidentifikuar.

Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal në ngarkim të këtij personi, ndërsa materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE