English

Withers: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen sipas Kushtetutës

Tiranë, 11 shkurt, NOA- Faktori ndërkombëtar në vend edhe një herë ka bërë thirrje për respektimin e ligjeve. Në takimin e organizuar mbi rolin e Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers tha se institucionet duhet të funksionojnë dhe të zgjedhin anëtarët e tyre sipas Kushtetutës.

Withers u shpreh se çdo institucion në vend duhet të ketë për bazë funksionimin e ligjit. Në takimi, ka qenë e pranishme dhe ambasadorja britanike Fiona Mcllwham e cila tha se vendet e Bashkimit Europian presin të shohin një proces në përputhje me ligjet. Ajo vlerësoi se ruajtja e demokracisë është shumë e rëndësishme.

Dy ish-presidentët, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu gjithashtu mbështetën idenë e respektimit të ligjeve dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj në bazë të kushtetutës. Gjithashtu, Meidani deklaroi se procesin e përzgjedhjes së anëtarëve nuk duhet të jetë i përfshirë vetëm presidenti i republikës.

Ish-Presidenti, Moisiu u shpreh se roli i Gjykatës Kushtetuese, si organ që thotë fjalën e fundit në çështje kyçe të pushteteve të dhe demokracisë, kërkon që anëtarët e saj të zgjidhën në mënyrë transparente dhe duke respektuar ligjet.

xh.q/NOA

KOMENTE