English

Berluskoni: Liberalizimi i vizave në muajin tetor, opozita të hyj në Kuvend

Romë, 12 shkurt, NOA- Kryeministri i italian, Sivlio Berluskoni deklaroi se liberalizmi i vizave me Shqipërinë mund të bëhet i mundur gjatë muajit tetor.

Deklarata e kryeministrit italian u bë pak minuta më parë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha.

Kryeministri Berluskoni u shpreh se Italia do të bëjë të mundur që "ti garantojmë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE".

"Italia dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie përsa i përket prodhimit të energjisë. Prodhimi që do të bëhet në Shqipëri do të jetë i një vlefëshëm me të që do të prodhohet në Itali" u shpreh Berluskoni në lidhje me investimet në fushën e energjetikës mes dy vendeve.

Ai theksi se do të ketë marrëveshje dhe në fushën e turizimit. Nga ana tjetër Berluskoni u shpreh se duke u njohur me situatën politike në vend i kërkon Partisë Socialiste të kthehen në Kuvend dhe të vlerësoj Parlamentin si vend i demokracisë.

xh/NOA

KOMENTE