English

Brok: PS të respektojë rezolutën e PE

Tiranë, 12 shkurt, NOA- Kordinatori i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, deklaroi sot se Partia Socialiste duhet të pranojë rezolutën e Parlamentit Europian dhe të hyjë në Kuvend. Zyra e shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, ka shpërndarë një deklaratë të Brok, në të cilën ky i fundit ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit është pranuar dhe certifikuar nga organizatat ndërkombëtare.

"Në zgjedhjet e fundit, organizatat ndërkombëtare thanë se nuk kishte as manipulim as deformim të numërimit dhe rezultatit", ka deklaruar Brok. Ky është qëndrimi i radhës që institucione dhe personalitete të Parlamentit Europian mbajë në lidhje me situatën politike në vend.

Por nuk ka munguar dhe reagimi i PS-së për deklaratën e kordiantorit, Brok. Në një qëndrim zyrat PS thekson se Brok është i keq informuar nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli

xh/NOA

KOMENTE