English

Digjet i gjallë brenda banesës një 65-vjeçar

Tiranë, 12 Shkurt NOA - Një burrë në moshë të thyer gjeti vdekjen pak minuta më parë në Tiranë pasi u dogj i gjallë në banesën e tij, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime policore që shkuan në vendngjarje.

Viktima, Esat Tafa 65 vjeç, dyshohet se ka provokuar zjarr në banesën e tij, me pasojë përfshirjen dhe vetë nga flakët duke humbur jetën nga djegiet e gradës së lartë.

Forca të shumta policore dhe efektivë të Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri gjenden në vendin e ngjarjes, një pallat pranë Profarmës në periferi të kryeqytetit.

Nga hetimet e para dhe dëshmi të familjarëve, bëhet e ditur se viktima, baba i dy vajzave vuante nga sëmundja e diabetit dhe mendohet se vuajtjet nga kjo sëmundje kronike e nxitën të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes me zjarr.

e.r/NOA/ Vijon...

KOMENTE