English

Forumi Ekonomik i Veronës, Prifti debat me homologun serb

Verona, 12 shkurt, NOA - Ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka zhvilluar një debat me homologun e tij serb, gjatë Forumit Ekonomik i cili po mbahet në Verona të Italisë. Gjithçka ka ndodhur për shkak të citimit gjatë fjalimit të Priftit të "Kosovës shtet", gjë që duket se ka shkaktuar rebelimin e ministrit serb, sipas të cilit vendi i tij nuk e njeh këtë shtet, prandaj ai nuk mund të përmendet si i tillë.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga vetë ministri Prifti, sipas të cilit Kosova tashmë është shtet dhe se një gjë të tillë nuk mund t'ia ndalojë ta thotë njeri.

n.e/NOA

KOMENTE