English

Hapet ekspozitë me pikturat e Bob Dylanit në Londër

Londër, 12 shkurt, NOA / Milena Selimi - Në Londër është hapur një ekspozitë me piktura të Bob Dylan, ku kitaristi i njohur për herë të parë na shfaqet edhe në rolin e piktorit. Pikturat janë skica të tij dhe vaj në kanavacë, sipas medias vendase dhe ekspozita quhet "Bob Dylan mbi kanavacë", e realizuar në Galerinë Halsion në kuartierin elegant të Mayfair në katin e katërt.

Aty përfshihen punët e muzikantit të njohur që nga skicat e para të tij, që i ka bërë gjatë udhëtimeve në periudhën në mes të vitit 1989 deri më 1992 dhe më pas. Pikturat janë në shitje dhe çmimet e tyre janë nga 95.000 deri në 450.000 funt (108.000 i 512.000 Euro).

Në materialin promovues të ekspozitës vetë Bob Dylan ka shkruar se "Kam skicuar thjesht atë që më ka kënaqur më shumë dhe pastaj këto dhe i kam pikturuar".

Nuk jam orvatur të jap ndonjë koment shoqëror apo të shpalos ndonjë vizion përmes tyre, ndërsa temën e kam gjetur thjesht në atë që ka qenë para meje. Mendoj se në rastin tim bëhet fjalë thjesht për mjedisin që më ka rrethuar", ka thënë ai me modesti.

m.s/NOA

KOMENTE