English

Itali, arrestohen katër shqiptar me 12 kg heroinë

Verona, 12 shkurt, NOA -Një organizatë kriminale e përbërë nga katër shqiptarë dhe dy emigrantë të tjerë është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Veronës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ku thuhet se katër shqiptarëve u është sekuestruar një sasi heroine prej 12 kilogramësh, e cila arrin në vlerën e 500 mijë eurosh.

Policia italiane ka bërë të ditur se aktiviteti i organizatës zhvillohej në qytetet e Veronës dhe Shën Giovanni Lupatoto. Droga fshihej në rroba dhe në vende sekrete të automjeteve të transporti të rëndë. Media italiane raporton se dy prej shqiptarëve të arrestuar janë një çift bashkëshortësh

Bëhet fjalë për Fuat Beqiri, 39 vjeç, i cili sipas medias italiane ka qenë dhe drejtuesi i bandës. Ndërsa pjesë e organizatës ka qenë dhe bashkëshortja e tij Feruze Beqiri dhe kushëri i tij Hasim Beqiri.

Sipas policisë sasia prej 12 kilogramë është gjetur në banesën e një tjetër shtetase shqiptare, Shpresa Idrizi, e cila e kish fshehur atë poshtë krevatit.

Xh/NOA

KOMENTE