English

Juventus vazhdon të mendojë për të ardhmen

Torino, 12 Shkurt NOA - Drejtuesit e klubit Juventin vazhdojnë të mendojnë për të ardhmen e ekipit edhe pse tashmë ndodhemi në mes të kampionatit. Ditët që kaluan folën për ardhjen e një sulmuesi të ri në ekipin e bardhë e zinjve, gjë që duket se është e sigurtë, por tashmë klubi është hedhur në sul për të plotësuar krahët e mesfushës ku emrat për këtë rol janë të shumtë.

Ëndrra e skuadrës mbetet Ribery, por kjo marrëveshje duket të jetë tepër e vështirë dhe për këtë gjë drejtuesit e Juventus duket se i kanë idetë e qarta dhe për të plotësuar krahun e tyre të majtë të mesfushës duket se do të bëjnë të pamundurën për të marrë lojtarin e Fiorentinës, Juan Manuel Vargas. Ky lojtar po tregon një formë të jashtëzakonshme në kampionat dhe duket se është gati për një kalim në një ekipit të madh i cili po kërkon të ngrihet në nivelet më të larta. Në tratativa për të marrë lojtarin mund të futen dhe lojtarët e Juventus De Celie dhe Giovinco për të cilët Fiorentina ka treguar mjaft interes dhe vitin e shkuar.

Flitet dhe për ardhjen e Prandelit në pankinën e Juventus për vitin e ardhshëm i cili aktualisht po trajnon Fiorentiën dhe kjo gjë do të ishte diçka tepër pozitive në qoftë se do të ndodhte, kjo pasi do të lehtësonte ardhjen e Vragas tek Juventus dhe krahas tij Prandeli mund të rikthejë dhe F. Melon në nivelet e tij më të larta.

r.b/NOA

KOMENTE