Torino, 12 Shkurt NOA - Fusha e stërvitjes së Juventus ka qenë plotësisht e zbardhur nga dëbora që binte vazhdimisht, por kjo nuk i ka ndalur ata që të vazhdonin me programin e tyre ku vetë Zakeroni u përball këtë herë me sulmuesin brazilian Amauri.
Mes tyre përpara se të fillonte seanca stërvitore, ka patur një dialog të gjatë i cili kishte si synim të sillte ide të reja për pozicionin e sulmuesit në fushë dhe vendosjeve taktike të tij.
Në fakt Zakeroni ka si synim ta risjellë sulmuesin brazilian në atë profesion që i pëlqen më shumë, pra të shënojë gola, pasi për të u bë një kohë shumë e gjatë në të cilën ai nuk po gjen rrugën e rrjetës.
Më pas stërvitja ka vazhduar në normalitet ku është zhvilluar një ndeshje dhe janë spikatur kapiteni Del Piero i cili arriti të shënonte një tripletë dhe Giovinco i cili u duk mjaft aktiv në fushë dhe realizoi dy gola.
Për sa i përket Iaquintës, Canavaros dhe Camoranesit ata zhvilluan një stërvitje të veçuar ku ajo ishte më tepër fizike dhe kishte si qëllim rikuperimin e tyre sa më të shpejtë.
r.b/NOA