English

Kina kundër takimit të Obamës me Dalai Lamën më 18 shkurt

Pekin, 12 shkurt, NOA - Pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar 18 shkurtin datën konkrete të takimit mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe liderit shpirtëror të tibetianëve, Dalai Lama, Pekini zyrtar ka reaguar sërish, duke deklaruar kundërshtimin e tij ndaj këtij takimi. Përmes zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, Ma Zhaoxu, Kina u bëri thirrje SHBA-ve që të anulojnë takimin e presidentit Obama me Dalai Lamën.

Sipas Ma Zhaoxu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet t'i japin platformë kreut fetar të tibetianëve dhe se duhet të shmangin dëmet e tjera në marrëdhëniet dypalëshe. "SHBA-ja duhet të kuptojë, se Tibeti përbën një temë delikate për Kinën", - u tha nga përfaqësuesi i lartë kinez.

Por me gjithë protestat kineze, zëdhënësi i Obamës Robert Gibbs pati paralajmëruar se Dalai Lama do të pritet më 18 shkurt në Shtëpinë e Bardhë.

n.e/NOA

KOMENTE