English

Kontrolli, sekuestrohen 7 lojëra fati pasi ishin pa licencë

Korçë, 12 shkurt, NOA - Kontrolli i befasishëm i forcave tatimore në një qendër llotarie në qytetin e Korçës, ka rezultuar me konstatimin e 7 lojërave fati të palicencuara që ajo dispononte. Lajmi bëhet me dijeni nga burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave është ndërmarrë menjëherë sekuestrimi i këtyre aparateve elektronike. Bëhet fjalë se poseduesi i tyre ka qenë 38-vjeçari Ilir Xhuti, lindur dhe banues në Korçë, ndaj të cilit u kryen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të "Organizimit të llotarive të palejuara", e parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Ndërkaq, materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE