English

Kreu i G99 pas takimit opozitar: Hapja e kutive, e panegociueshme në tryezë

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Forcat politike opozitare gjatë tryezës që kanë zhvilluar sot me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, kanë theksuar mbështetjen për kërkesën e hapjes së kutive të 28 qershorit.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije menjëherë pas përfundimit të tryezës 60-minutëshe në "Hotel Tirana" mes krerëve opozitarë, kreu i Lëvizjes G99, Erjon Veliaj.

Sipas tij, kërkesa e hapjes së kutive të 28 qershorit mbetet e panegociueshme për tryezën që pritet të mbahet nesër mes Ramës, Berishës dhe Topit në emër të zgjidhjes së krizës politike në vend.

"Të shkosh në tryezë pa kutitë, është si sofër pa bukë", tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më pas se kjo nuk është një llotari, por një tryezë, e cila duhet të përpiqet të rregullojë të gjitha ato që janë shkelur gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit.

"Duhet të hapen kutitë parimisht dhe çdo kuti që dyshohet, le të hapet", tha në fund Veliaj, duke pohuar me këtë se opozita kërkon hapjen e kutive problematike, të cilat dyshohet se fshehin manipulimet zgjedhore.

n.e/NOA

KOMENTE