Milano, 12 Shkurt NOA - Tekniku i Milanit braziliani Leonardo është tepër i shqetësuar për gjendjen aktuale të ekipit të tij i cili nuk po arrin dot të dalë tek rezultatet pozitive, një gjendje e cila e kishte përfshirë atë dhe në fillim të kampionatit.
Ai është shprehur mjaft i shqetësuar për klasifikimin e kuq e zinjve pasi ata u kaluan nga Roma e Ranierit. Leonardo ka thënë se Roma është një ndër ekipet më të fortë të kampionatit Italian dhe Milani sipas tij duket të jetë mjaft i kujdesshëm nga kjo skuadër, pasi Roma vazhdon të marrë një vazhdimësi rezultatesh pozitive duke e përforcuar forcën e saj në kampionat.
Leonardo në ndeshjen me Udinezen duket se do të ketë në dispozicion Nestën dhe Paton, ku ish-laciali mund të nisë lojën që nga minuta e parë ndërsa për Paton mendohet që aktivizimi i tij të jetë vetëm për një pjesë të lojës, pasi ai vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe nuk është në gjendje të rezistojë për 90 minutat e ndeshjes.
Me rikthimin e tyre Leonardo ka thënë se do të jetë një forcë më tepër në ekipin e tij dhe tashmë ata kanë mundësinë për të ngushtuar diferencën e madhe që kanë me Interin i cili barazoi me Pramën në ndeshjen e djeshme.
r.b/NOA