Fabio Ghioni, "hakceri më i famshëm i Italisë", tetë muaj burg për aferën Telecom, e shndërron eksperiencën e vet në një manual për t'ia "përshkruar underground-in digjital publikut të gjerë
Nga Silvana Mazzocchi
Të jesh një magjistar i informatikës mund të jetë ekzaltuese, por edhe burim telashesh të parashikueshme. Lisbeth Salander, heroina e trilogjisë së Stieg Larsson, na e mëson këtë. E Fabio Ghioni, i njohur si njëri ndër ekspertët më të mëdhenj në nivel botëror dhe ish shef i sigurisë informatike për Telecom-in, ‘hackeri më i falshëm i Italisë' në fushën e kërkimeve mbi thyerjet, është dëshmitar i kësaj. Ai ka zënë në thua në talentin e tij të paanë: i akuzuar për delikte informatike, i ka mbajtur afër tetë muaj burg.
Në fund, me të dalë nga burgu me marrëveshje, ka kurorëzuar eksperiencën e tij në një roman që shkon përtej fanta-shkencës, La nona emanazione. E tash sapo ka botuar librin Hacker Republic, manual që ka korrur sukses të menjëhershëm, dedikuar të gjithë atyre që lundrojnë në ueb, të painformuar mbi mashtrimet e shumta që s'dinë t'i shohin. Një kontribut i çmuar për ta njohur botën tonë hierteknologjike dhe për t'i nxënë truqet dhe sekretet e duhura për t'u mbrojtur nga hajnat e privacy që e popullojnë universin e hacking-ut. Lisbeth Salander është rasti i fantazisë për ta rrëfyer anën e errët të cyberworld-it. Ajo thyen llogaritë rrjedhëse, vjedh identitetet, futet në cyberhapësirë dhe s'ka sistem që është i padepërtueshëm për të. Sajim i pastër, sigurisht, ama edhe reprezentim i romanëzuar i realitetit. Duke ndjekur gjurmët e Lisbeth, (Wasp është nicname i saj në grupin e hacker-ve me të cilët është në kontakt), merr formë ushtria e mundshme e teknoluftëtarëve dhe aseve të cyber që përnjëmend veprojnë mbrapa ekraneve të kompjuterëve dhe display-ve të telefonave tonë: ekspertë dhe teknikë të denjë për t'i besuar, por edhe piratë dhe grabitës të identitetit për të cilët asgjë nuk është e pamundshme. Këta janë protagonistët e Hacker Republic: të mirët dhe të këqijtë e kësaj bote misterioze teknologjike underground. Ghioni eksploron motivimet, rregullat e lojës dhe, me një gjuhë të saktë dhe të pasur me sugjestione, sugjeron metodat për t'i evituar mashtrimet e paevitueshme të uebit dhe se si të lundrohet sigurt. Fabio Ghioni, është edhe autor i esesë Ombre asimmetriche dhe bashkautor i serisë së romaneve vizatimore Hero-Z, një techno-thriller shumë i shitur në ShBA dhe në Lindjen e largët. A jeni frymëzuar përnjëmend për Hacker Republic nga Lisbeth Salander, apo idenë jua ka dhënë eksperienca juaj në ngjarjen Telecom? Në të vërtetë, ky libër merr shkas nga eksperienca ime njëzet vjeçare në fushën e inovacionit dhe sigurisë teknologjike. E në ato njëzet vite përfshihet edhe bashkëpunimi im me Telecom-in. Personazhi i Lisbeth Salander më ka shërbyer si "pretekst", duke pasur parasysh saktësinë me të cilën Larsson ka përshkruar ndërmarrjet e saj si hacker. Botën e underground-it digjital publikut të madh ia përshkruan imi ‘Kali i Trojës'. Hacker Republic dëshiron të jetë edhe një paralajmërim: personazhet si Lisbeth dhe shokët e saj ekzistojnë realisht, aksionet që kryejnë janë krejt të vërteta. Do të dinit ta dalloni identikitin e një hackeri tip mes të shumtëve që mashtrojnë në Cyberworld? Që të jemi të saktë, hackeri në vetvete nuk është një rrezik. Një pjesë e madhe e hackerëve i përdorin aftësitë e tyre për t'i ç'maskuar mashtrimet dhe siguritë false të botës sonë hiperteknologjike, si në rastin e fundit të Karsten Nohl, që në dhjetorin e kaluar ka demonstruar se mund ta crack-ojë algoritmin e GSM-së. Sigurisht, ekzistojnë pastaj edhe hackerët që kanë kaluar në shërbimin e asaj që quhet "ana e errët": kriminalitet i organizuar dhe cyber-terrorizëm. Hackerët duan të diferencohen nga këto figura të errëta duke i quajtur Cracker edhe pse fundamentalisht diferenca qëndron vetëm në objektivat që ndjekin. Edhe më: t'i përmendim hackerët e shtetit, të rreshtuar në ushtri në luftërat kibernetike: është rasti i hackeraxhëve të fundit kinezë në dëm të Google dhe shoqërive të naftës amerikane. Jemi në një nënbotë ku fjalët ‘mire' dhe ‘keq' nuk mund t'i kenë domethëniet që i kanë në të ashtuquajturën dritë e ditës.
Sa u përket hackerëve tip... në një kapitull të Hacker Republic vërej se si për çudi përshkrimi i hacker-tip i përngjan shumë atij të një vampiri: vetmitar, i shkëputur, jeton para së gjithash natën dhe në vende të fshehta. Hackeri është skajshmërisht individualist e manipulues dhe i ngjiz kontaktet njerëzore vetëm si mjet për t'i kënaqur nevojat e veta fondamentale. Dhe, bash si vampiri i mitit, hackeri është në luftë të përhershme me të ngjashmit e vet. Tërbimi që e kaplon ndaj hackerëve të tjerë është vullneti për t'u treguar më i zoti, më i shkathët se të gjithë. Pra: kush i ka lexuar librat e Larsson-it apo ka parë filmat e trilogjisë Millennium, mund të ketë një ide shumë të saktë pikërisht nga personazhi i Lisbeth Salander. Lisbeth vë theksin edhe mbi një aspekt tjetër që s'duhet harruar: dhimbjen. Shumë shpesh, aftësitë e jashtëzakonshme të hackerit - pothuajse prej superfuqish - janë aktivizuar nga një traumë shumë e fortë. Këshilla... Para se gjithash... të jemi të zgjuar! Të mos tërhiqemi e mbi të gjitha të mos humbemi në mijëra dritat me ngjyra të teknologjisë, ngase fsheh errësirat që ende nuk janë zbuluar, apo që askush s'ka interes t'i zbulojë. Këshillat që do të mund t'i jepnim janë të panumërta: mbi të gjitha, të mos hapen emailet nga të panjohurit dhe të mos vihen kontakte me persona që nuk njihen. Tjetër e dhënë dhimbse: passwordi: duhet të kuptohet se kredencialet në social network nuk janë private, andaj të veprohet në këtë mënyre: të mos përdoret kurrë i njëjti password i home banking! Pastaj, të kihen kujdes modulet e ndryshme që kompilohen në rrjet: është mirë të evitohet dhënia e adresës e-mail, ngase do të përfundojë në database, e cila rregullisht do t'i shitet atij që do të shërbehet në rastin më të mirë me qëllim komercial.
(*) "La Repubblica"