Tiranë, 12 shkurt, NOA- Kryetar i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Europian, Joseph Daul, në një deklaratë për situatën politike në Shqipëri thekson se PE-ja e ka thënë fjalën e vet me anë të një rezolutë për zgjedhjet e 28 qershorit.
Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë, eurodeputeti Joseph Daul, i cili përfaqëson grupin më të madh parlamentar ne PE, shprehet se "Partia Socialiste duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të rregullta dhe kthehet të punojnë në interes të qytetarëve shqiptarë".
Joseph Daul, Kryetar i Grupit te Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Europian i referohet rezolutës së miratuar në fund të vitit të kaluar ku kërkohej dhënia fund e bojkotit dhe kthimi i PS-së në Kuvend."Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kundër bojkotit, kërkesa për hapjen e kutive të votimit, dhe rinumërimin është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor, PS të respektojë vendimin e Gjykatës dhe KQZ", thuhet në deklaratën e kreut të Grupit të Partive Popullore Europiane.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se "grupi i PPE është e shqetësuar thellë për situatën e vështirë politike në Shqipëri shkaktuar nga bojkoti i Parlamentit shqiptar nga Socialiste.
Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në Shqipëri".
Grupi i Partive Popullore në bazë ët zgjedhjeve të fundit për PE-në është dhe grupimi më i madh i deputetëve në institucionin më të lartë të BE. Nëse dje ishin deputetët e majtë të PE-së ata që mbështetësin Ramën, sot kriza politike në Shqipëri ka përvijuar dhe një ndarje të grupeve parlamentare në PE.
xh/NOA