English

Rama mbledh sot aleatët opozitarë para takimit me Berishën tek Presidenti Topi

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Para takimit të parashikuar me rivalin e tij politik ditën e nesërme tek presidenti Topi, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vendosur të zhvillojë një takim paraprak me aleatët e tij opozitarë.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave kryesocialisti Rama do të mbledhë sot tryezën e frontit opozitar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kjo tryezë parashikon të zgjidhë krizën politike në vend, e cila është krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit për shkak të kontestimit nga ana e socialistëve të rezultatit zgjedhor, i cili sipas tyre ka dalë në bazë të llogaritjes së votave të manipuluara.

Ata vazhdojnë t'i qëndrojnë qëndrimit të tyre të pakundërshtueshëm për hapjen e kutive, e ai duket i palëkundur edhe një ditë para tryezës së negociatave me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Nga ana e tyre, edhe aleatët opozitarë të Partisë Socialiste, duket se paraqesin të njëjtin qëndrim, të cilin e kanë shprehur edhe në nismat e përbashkëta të marra me të gjatë muajve të fundit.

n.e/NOA

KOMENTE