English

Rama takim me ambasadorin Withers para negociatave

Tiranë, 12 shkurt, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Withers.

Takimi vjen pas vizitës së Ramës në Strazburg, ku u takua dhe diskutoi me deputetë të Parlamentit Europian për plotësimin e kushteve të opozitës. Burime për agjencinë NOA theksuan se takimi me Withers është në kuadër të informimit të faktorit ndërkombëtare mbi zhvillimet politike në vend.

Burimet shtojnë se takimi është bërë me kërkesë të kryesocialistit Edi Rama dhe ka si qëllim informimin dhe mbi qëndrimin që Rama do të mbajnë në tryezën e Presidentit të Republikës me kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu dhe me mbështetjen qw Rama ka marrë nga eurodeputetët e majtë në PE.

Takimi wshtw zhvilluar nw njw prej lokaleve luksoze tw kryeqytetit.

Po sot, kreu i PS-së zhvilloi dhe takime dhe me alëtët e koalicionit të majtë dhe me drejtues kryesorë të Partisë Socaliste.

Qëllimi i takimeve me faktorët e së majtës është unifikimi i qëndimeve përballë negociatave.

xh/NOA

KOMENTE