SHBA, 12 shkurt, NOA- Rrëzimi i ligjit për të dhënat bankare nga Europa ka sjellë dhe reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Shtetit e ka cilësuar rrëzimin e marrëveshjes bankare SWIFT si një zhgënjim nga Parlamenti Evropian.
Departamenti i Shtetit e ka cilësuar këtë si një goditje prapësuese për luftën e përbashkët anti-terror.
SHBA-ja u shpreh para votimit të këtij ligji nga PE-ja, se në rast të një refuzimi do t'i ndërpriste bisedimet me BE-në për hyrjen në informacionin e të dhënave bankare evropiane për luftimin e terrorit. Gjithashtu SHBA pritet të negociojë me vende të veçanta për të mundësuar hetimin e të dhënave, duke qenë se institucionet e BE-së e kanë rrëzuar këtë marrëveshje.
Dje Parlamenti Europian në Strasburg e refuzoi me shumicë të madhe votash marrëveshjen SËIFT, duke shpallur të pavlefshme një marrëveshje kalimtare të lidhur vitin e kaluar dhe që kishte hyrë në fuqi më 1 shkurt.
xh/NOA