English

Tafaj rektorëve: Shmangni rastet e korrupsionit në fakultete

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Universitetet publike shqiptare paraqesin domosdoshmërinë e përmirësimit të menjëhershëm të procesit të zhvillimit të provimeve dhe transparencë të plotë të tyre. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj, gjatë një mbledhje që ka zhvilluar me rektorët e këtyre universiteteve në mbarë vendin. Sipas Tafajt, të gjitha universitetet duhet të marrin masa për të zbatuar metoda që mbështeten në Teknologjinë e Informacionit.

Në këtë kuadër, ministri vuri në dukje faktin se dixhitalizimi krijon mundësi për më shumë transparencë dhe thjeshtëzim më të madh të procedurave të provimeve.

Një mbledhje e tillë këshilluese e Tafajt mbërrin pak ditë pasi disa pedagogëve të universitetit të Kamzës, iu komunikua masa e "arrestit në shtëpi", për shkak të akuzës së ngritur ndaj tyre për mitmarrje dhe korrupsion.

Ministri nga ana e tij i ka kërkuar zyrtarisht rektorit të universitetit Bujqësor, pezullimin nga detyra të këtyre pedagogëve.

n.e/NOA

KOMENTE