English

Tërmet 3.7 ballë në Tiranë, vinte nga Bulqiza

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Me magnitudë vetëm 3.4 të shkallës Rihter, një tërmet ka goditur mëngjesin e sotëm zonën e kryeqytetit të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i Institutit Sizmiologjik në Tiranë, Llambro Duni, sips të cilit bëhet fjalë për një tërmet i cili e ka patur epiqendrën e goditjes së tij në fshatin Shëngjergj.

Më tej, ai ka sqaruar se epiqendra më e thellë e këtij tërmeti ka qenë në Bulqizë, prej nga u shkaktua dhe goditja, e cila sipas specialistit sizmiologjik nuk mund të konsiderohet si e fortë.

Madje, Duni ka shtuar se nuk ka vend për shqetësim pasi nuk mund të ketë as pasgoditje të këtij tërmeti.

n.e/NOA

KOMENTE