English

Aleatët ndërmarrin sulmin ajror më të madh në Afganistan

Kabul, 13 shkurt, NOA - Me mijëra trupa ushtarake të forcave aleate, në bashkëpunim me ato afgane janë përfshirë në atë që cilësohet si sulmi më i madh ajror i ndërmarrë ndonjëherë nga forcat e koalicionit në Afganistan. Bëhet fjalë për fushatën e re të sulmeve të programuara nga forcat amerikane, britanike dhe afgane kundër Talebanit, në kuadrin e një kundërpërgjigje ndaj forcimit të tij kohët e fundit.

Kështu, kreu i forcave të NATO-s në Afganistanin jugor, gjeneral-Majori Nick Carter, ka thënë se kjo ofenzivë e madhe kundër Talebanit ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme deri tani.

Ndërsa nga ana e tij, presidenti afgan, Hamid Karzai, u ka bërë thirrje kryengritësve talebanë që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të heqin dorë nga dhuna.

Kjo nismë merret në një kohë kur vetë Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar shtimin e ofensivës në Afganistan, pas një seri sulmesh të shpeshtuara kohët e fundit në këtë vend nga rebelët kundërshtarë të qeversië pro-amerikane.

n.e/NOA

KOMENTE