English

Berisha: Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat

Më shumë foto, te Galeria

Tiranë, 13 shkurt, NOA FOTO UPDATE - Kryeministri, Sali Berisha deklaroi në përfundim të takimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama, se nuk mund të negociohet një problem që ka të bëjë me gjykatat.

Kreu i qeverisë foli për gazetarët pas takimit duke thënë se "është Presidenti ai që do të vazhdojë të eksploroj zgjidhje për të dalë nga situata". Ai u shpreh se mazhoranca është e hapur për konsensus.

"Pati një shkëmbim të hapur të pikëpamjeve. Një diskutim të hapur të mendimeve të shprehura. Ajo çka Ramë dakord është që Presidenti Republikës të vazhdojë të eksploroj të gjitha mundësitë e zgjedhje në bazë të rezolutë e KE dhe raportit të OSBE/ODIHR", u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, kryeministri ka theksuar se nuk mund të zgjidh një tryezë politike çështje që kanë të bëjnë me gjykatat. "E garantova Ramën se jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet, që janë bilaterale midis PD dhe PD. I kërkova zotit Rama të listoj gjithë problematikën. Unë nuk kërkoj të trajtoj probleme që kanë të bëjnë me gjykatën. Kjo është ajo që unë mund të them. Çdo problem që ka me mazhorancën jemi të hapur ti trajtojmë", u shpreh Berisha.

xh/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Zv/presidentja e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend

Rama: Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi

Negociatat, Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet

Topi: Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë

KOMENTE