Tiranë, 13 Shkurt NOA - Shtëpia aktualisht më e famshme në Shqipëri ajo e Vëllait të Madhe (Big Brother) në edicionin e tretë që vjen si një prodhim i Top Channel dhe Digitalb, ka ndërruar ambiente.
Nëse deri sonte në mbrëmje, banorët e saj qëndronin në një shtëpi të vogël, plot orendi të kohës së monizmit, me kushte vërtet të mjerueshme krahasuar me aot që ka ofruar Big Brother në dy edicionet e mëparshme, tani vjen me një shtëpi të re, luksoze, shumë më të madhe dhe plot kushte bashkëkohore.
Ambientet e reja gjenden pranë atyre ekzistuese, pikërisht në superstradën Tiranë-Durrës mbrapa qendrës tregtare Citypark.
Ndërkohë sonte nga loja e Big Brother 3, u largua Pamela e cila kishte nisur lojëra brenda shtëpisë, fillimisht me Seldin që sajoi të kishin një lidhje intime. Po sonte në shtëpi hynë dhe disa banorë të rinj, kurse organizatorët lajmëruan se shtëpia e vjetër do të vazhdojë të banohet pjesërisht.
Këtu mund të shihni LIVE Big Brother 3
e.r/NOA