English

Çmimi "World Press Photo", një grua iraniane që mallkon mbi çati

Uashington, 13 shkurt, NOA - Pietro Masturzo, është fotografi i vlerësuar me çmimin e madh ndërkombëtar "World Press Photo" - Fotoja më e mirë e Shtypit, për një foto të realizuar mbi dramat njerëzore të shkaktuara nga konfliktet e fundit në Iran. Ai ka mundur të fiksojë me aparatin e tij fotografik një moment, kur gjatë protestave të qershorit, gratë iraniane shkonin natën në çati dhe bërtisnin "Allahu është më i madh" dhe "Vdekje diktatorit".

"Unë u arrestova pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Iran, së bashku me përkthyes të tjerë të pavarur", tha fotografi i ri, i lindur në Napoli në vitin 1980.

"Sapo shpërthyen protestat pas votimit, përkthyesi im dhe unë, u detyruam për arsye të sigurisë, të mos binim shumë në sy në rrugë për të marrë fotografi", vijon ai rrëfimin.

Duke treguar se mënyra e vetme për të dëshmuar se çfarë po ndodhte ishte të rrinte mbi çati. Dhe kështu ai bëri, u tërhoq nga klithmat e grave.

"Ishte hera e parë që rrija mbi Teheran dhe kisha shumë shumë emocion, tek fiksoja atë që ndodhte", përfundon rrëfimi i tij,

Fotoja e tij, me një grua iraniane që bërtet natën në çari u zgjodh nga një juri ndërkombëtare prej më shumë se 100.000 fotosh të paraqitura nga rreth 6.000 fotografë, një rekord ky për konkurrencë. Sipas kryetarit të jurisë, Ayperi Karabuda Ecer, kjo foto i jep perspektivë informacionit dhe e prek shumë shikimin, qoftë dhe emocionalisht.

n.e/NOA

KOMENTE