Tiranë, 13 shkurt, NOA Update - Sapo kanë mbërritur në selinë e Presidencës, palët negociatore të dy kampeve kryesore të politikës në vend, të ftuara nga kreu i shtetit, Bamit Topi në një tryezë të përbashkët, në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend.
Nga njëra anë, është delegacioni i mazhorancës i përfaqësuar në tryezën e dialogut përmes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi; kurse delegacioni i opozitës përfaqësohet nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreu i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, Gramoz Ruçi.
Të dyja palët, sapo kanë shkuar në Presidencë dhe pritet të nisin menjëherë bisedimet në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike në vend.
Ndërkaq, vetëm pak minuta më parë, u bë publikisht i ditur fakti se Partia Socialiste i ka dërguar presidentit Topi një memorandum për zgjidhjen e krizës politike aktuale në vend.
Brenda këtij dokumenti, kjo forcë politike shpreh vullnetin e saj për zgjidhjen e krizës së krijuar, të cilën e ka argumentuar se u shkaktuar nga deformimi i votës së sovranit gjatë procesit të 28 qershorit.
n.e/NOA