Pune, 13 shkurt, NOA - Të paktën tetë turistë u vranë dhe 33 mbetën të plagosur nga një shpërthim në një bar-restorant në qytetin Pune të Indisë perëndimore. Sipas policisë, eksplozivi ishte vendosur brenda një çante në lokalin "German Bakery", vend i frekuentuar nga turistë dhe si pasojë e shpërthimit mbetën të vdekur 8 vetë dhe 33 të tjerë mbetën të plagosur. Midis të vdekurve tre janë të huaj.
Pranë këtij lokali ndodhet "Chabad Hausin", vend adhurimi për çifutët.
"Sipas hetimeve të para kemi të bëjmë me një sulm terrorist", - u tha gazetarëve zëvendës ministri i Brendshëm Indian G.K.Pillai.
a.k/NOA