Beograd, 13 shkurt, NOA- Drejtuesit më të lartë të kishës serbe kanë kërkuar shkarkimin e peshkopit Artemije. Sinodi i shenjtë i kishës ortodokse serbe është mbledhur këtë të shtunë në Beograd për të shkarkuar peshkopin serb të Rashkës dhe Prizrenit Artemije. Lajmi bëhët i ditur nga media serbe dhe nga "Deutsche Welle". Kjo kërkesë bëhet pasi ai vitet e fundit ai ka kundërshtuar hapur kryesinë e kishës. Peshkopi 75-vjeçar akuzohet ndër të tjera edhe për shpërdorim, jetë pompoze dhe pasurim.
Disa qindra priftërinj, murgj dhe civilë janë grumbulluar me gjithë stuhinë e dëborës për të mbështetur peshkopin.
Udhëheqja e kishës do ta nxisë Artemijen të heqë dorë vullnetarisht, përndryshe do ta zëvendosojë kundër dëshirës së tij. Deri në zëvendësimin e tij të plotë posti i peshkopit do të zëvendësohet me një "administrator". Artemije njihet si fetar dogmatik dhe është një nga peshkopët më të njohur në Serbi.
Ai kishte kritikuar hapur udhëheqjen e vendit, se nuk ka pushtuar me armë Kosovën. Ai ishte shprehur hapur kundër SHBA-së dhe BE-së, kishte dashur të padiste NATO-n dhe ishte për dërgimin e armëve dhe të vullnetarëve nga Rusia në Kosovë.
NOA/DeutscheWelle