English

Ministria e Transporteve paralajmëron drejtuesit e mjeteve për rrugët e bllokuara

Tiranë, 13 shkurt, NOA Update- Ministria e Transporteve ka sqaruar gjithë drejtuesit e mjeteve në lidhje me situatën e rrugëve si pasojë e reshjeve. Në një njoftim për shtyp, ministria sqaro se si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës në pjesën veriore , veri -lindore dhe lindore të vendit janë shkaktuar herë pas here bllokime të përkohshme të rrugëve.

Sipas njoftimit, rrugët ku është e nevojshme të mbahen zinxhirë janë, aksi Qafë Mali-Shllak dhe Qafë Mali Fierë, Kukës-Shishtavec, Rrëshën-Kurbnesh dhe Rrëshen - Qafë Benjë, Qafë Krrabë, Qafa e Llogarasë dhe Qafë e Shtamës.

Ndërkohë që janë të bllokuar dhe të pakalueshme, si pasojë e dëborës: Fushë Arrëz -Iballë, Kukës Shishtavec qarkullohet më zinxhirë në 5 km e fundit, Ostren i Vogël -Klejn -Steble, Kurbnesh -Lurë dhe Dajt-Qafë Mollë.

Gjithashtu dhe hyrja e autostradës Fier-Lushnje vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e ujërat te kthesa në Vajkan. Kalimi në këtë aks është i mundur vetëm për mjetet e mëdha ndërkohë që kalimi për veturat bëhet nga rruga e vjetër.

xh/NOA

KOMENTE